Sport

FIFA Best 2023/ Pep Guardiola, trajneri më i mirë, lë pas Inzaghin dhe Spalletin! - LIVE

Pas trajnerit shpallet dhe 11-tshja më e mirë për meshkuj e vitit 2023

15 Janar 2024, 20:54 Nga DOSJA

FIFA Best 2023/ Pep Guardiola, trajneri më i mirë, lë pas

ZVICER - FIFA vlerësoi sot më të mirët e vitit 2023. Ndër çmimet e para që u dhanë ishte ai i trajnerit më të mirë që në garën mes Pep Guardiolës, fituesi i Champions Leage për herë të parë me Cityn, Simone Inzaghit, si finalisti i Championsit me Interin dhe Lucino Spalleti, fituesi i Serisë A me Napolin. Këtë çmim e mori trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola edhe për vitin 2023.

11-tshja më e mirë  e FIFA Pro për meshkuj 2023  - Courtois (Real Madrid); Walker (Manchester City), Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City); Bernardo Silva (Manchester City), Bellingham (Borussia Dortmund/Real Madrid), De Bruyne (Manchester City); Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg), Messi (Psg/Inter Miami), Vinicius Jr (Real Madrid).

Portieri më i mirë i vitit 2023 :Ederson (Manchester City) fitoi trofeun si portieri më i mirë i sezonit 2023.  Thibaut Courtois (Real Madrid) dhe  Yassine Bounou (Sevilla) ishin dy kandidatët e tjerë.
 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll