Sport

Tërmet në Romë, shkarkohet Mourinho! "Një ndryshim i menjëhershëm i nevojshëm"...

Trajneri portugez është larguar pas humbjes në “San Siro”. "Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të Ekipit të Parë do të komunikohen së shpejti"

16 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Tërmet në Romë, shkarkohet Mourinho! "Një ndryshim i

ITALI - Tërmet në Romë: Jose Mourinho është shkarkuar. Humbja në “San Siro” ndaj Milanit ishte fatale për trajnerin portugez. “AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm, - thuhet në deklaratën e klubit verdhekuq.

“Falënderojmë José në emër të të gjithë ne te AS Roma, për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij te verdhekuqtë, - deklaruan Dan dhe Ryan Friedkin. - Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera për menaxhimin e tij, por ne besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, është i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm. I urojmë Jose dhe bashkëpunëtorëve të tij më të mirat në të ardhmen. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të ekipit të parë do të komunikohen së shpejti."

“Mourinho, - vijon deklarata, - u shpall si trajneri i gjashtëdhjetë në historinë e Romës në maj 2021. Ai udhëhoqi ekipin për të fituar Conference League, në Tiranë, më 25 maj 2022 dhe arriti në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar”. 

Friedkins thyen heshtjen dhe e bënë atë në mënyrën më të zhurmshme të mundshme: pa besim në kohë për Mourinhon, në sezonin e tij të tretë në stolin e verdhekuqve (dy vendet e gjashta në kampionat), pa afat deri në fund të sezonit. 

Trajneri portugez u shkarkua dy ditë pas humbjes kundër Milanit, e cila e zbriti Romën  në vendin e nëntë në ligë, 22 pas liderit Inter dhe -5 pas Fiorentinës së vendit të katërt.  Roma u eliminua nga Kupa e Italisë nga Lazio dhe u detyrua të hyjë në “play-off” të Europa League kundër Feyenoord. 

Mesatarja e pikëve të Mourinhos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të verdheblu. Mou largohet nga klubi i Romës pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll