Sport

Dëshira e fundit e Eriksson: “Të drejtojë një herë në jetë Liverpool”, dhe duket se do t’i plotësohet dëshira!

Trajneri suedez zbuloi se e ka mbështetur gjithmonë skuadrën britanike, aq sa e ka shtyrë këtë të fundit për ta kënaqur përpara një ndeshje bamirësie.

15 Janar 2024, 17:30 Nga DOSJA
Dëshira e fundit e Eriksson: “Të  drejtojë një

ANGLI - Sven Goran Eriksson ndoshta po luan ndeshjen më të komplikuar të karrierës së tij, atë kundër një tumori tashmë të avancuar që do t'i jepte maksimum një vit jetë. 

Trajneri suedez ka drejtuar klube të ndryshme evropiane, nga Roma te Sampdoria, Lazio, Manchester Cityt dhe kombëtares angleze, por asnjëherë skuadrën që ka mbështetur që kur ishte fëmijë: Liverpool-in. Një ëndërr që mund të mos realizohet kurrë duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike, por që ka kthyer në qendër të vëmendjes shoqërinë britanike, e cila shumë shpejt mund ta kënaqë atë. 

"Babai im është ende gjallë dhe është ende një tifoz i Liverpool-it sot. Edhe unë jam, gjithmonë kam qenë. Gjithmonë kam dashur të bëhem trajner i Liverpool-it, dhe kjo nuk do të ndodhë me siguri, por unë jam ende një tifoz i Liverpool-it."

Eriksson shpjegoi në një intervistë dhënë ditëve të fundit për Sky Sports UK. Këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Reds të cilët po mendojnë t'i ofrojnë një shans duke i dhënë një stol gjatë ndeshjes bamirëse të planifikuar për në mars me Ajax-in apo gjatë disa ndeshjeve të skuadrës së Legends siç sqaron Mirror.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll