Sport

Jorge Jesus: “Ronaldo ka shumë pasion për futbollin, Neymar e ka për gjëra të tjera”

Trajneri portugez argumenton, se ylli brazilian “vë gjëra të tjera përpara futbollit”, ndërsa kapiteni i kombëtares luzitane “Jo”

15 Janar 2024, 17:15 Nga DOSJA

Jorge Jesus: “Ronaldo ka shumë pasion për futbollin, Neymar e ka

PORTUGALI - Pas disa ditësh pushime në tokën portugeze, Jorge Jesus po përgatitet të kthehet në Arabinë Saudite, për të drejtuar Al Hilal. Më parë, trajneri portugez foli për dallimet mes yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, kundërshtari i tij te Al Nassr dhe Neymar, që është lojtari i tij. 

“Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet. Ai (Neymar) ka më shumë pasion për gjëra të tjera dhe i vendos ato gjëra të tjera, që është jeta e tij private, përpara. Por si lojtar ai është i mrekullueshëm. Dhe si lojtar kam punuar një muaj e gjysmë me të, më ka befasuar pozitivisht në çdo gjë”, përfundoi Jezusi.

Lideri i ekipit të parë në ligën saudite, shpreh keqardhje për mungesën e Neymar për shkak të lëndimit, duke lënë lëvdata të plota për brazilianin. “Së pari, nuk pata aspak fat. Pse? Nuk kisha punuar kurrë me Neymar. Kemi punuar një muaj e gjysmë, jo më shumë. 

Ai është diçka e pazakontë, ai është jashtë zakonit. Prandaj, keni humbur cilësinë, të paktën në sulm. Ai është një fëmijë i lehtë për t'u udhëhequr, ai është një fëmijë shumë i ëmbël dhe i kuptueshëm,"- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll