Sport

Gary Neville pranon se ka gabuar, duke u thënë lojtarëve të nënshkruajnë për Man.United: "Nuk ishte këshillë e mirë"…

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” shpreh keqardhje për situatën aktuale të klubit

15 Janar 2024, 16:49 Nga DOSJA

Gary Neville pranon se ka gabuar, duke u thënë lojtarëve të

ANGLI - Barazimi i Manchester United me Tottenhamin (2-2) ishte temë e bisedës në programin 'Sky Sports', ku u shfaqën ish-lojtarët anglezë. Midis tyre Gary Neville, i cili kishte veshur ngjyrat e Manchested United gjatë gjithë karrierës së tij, nuk e fshehu zhgënjimin për momentin që “Djajtë e Kuq” po kalojnë.

“Kam fola me mjaft lojtarë përpara se të nënshkruanin për Manchester United, duke u thënë atyre 'nuk do të pendohen, pasi ky klub është magjik'. Por më duhet të them se, duke parë prapa, duke parë se çfarë ndodhi me ta, nuk ishte këshilla e mirë”,- pranoi Neville me trishtim.

Ai vazhdoi: “Është shumë e trishtueshme, sepse ata mund të kishin shkuar në klube të tjera, disa prej tyre ia dolën dhe ishin shumë të suksesshëm”.

Në këtë rast, ai dha shembullin e Jude Bellingham, i cili tani luan për Real Madridin. "Mendoni Bellinghamin, i cili kishte mundësinë të vinte këtu, ose te shkonte te Borussia Dortmund kur ishte te Birmingham. Ai fëmijë përfundoi duke bërë zgjedhjen e duhur, shkoi në Dortmund dhe u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, gjë që do të kishte ndodhur po të kishte ardhur këtu.

Nuk e di, ndoshta do të kishte pasur sukses, sepse është i mirë. Por nuk jam i sigurt se si do të kishte shkuar në këtë mjedis dhe në këtë kulturë,"- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll