Sport

Befason Naomi Osaka gjatë një pushimi: ajo nxjerr një libër... dhe fillon të lexojë

Japonezja humbi në raundin e parë në Grand Slam-in e saj të pare, pas amësisë kundër francezes Carolina García, në dy sete.

15 Janar 2024, 16:03 Nga DOSJA

Befason Naomi Osaka gjatë një pushimi: ajo nxjerr një

AUSTRALI - Naomi Osaka, e cila u kthye në fusha në turneun e Brisbane pas amësisë së saj, ra në raundin e parë të Australian Open kundër francezes Caroline García në dy sete, 4-6 dhe 6-7 (2).

Japonezja, e cila shpreson të luftojë sërish për titujt e mëdhenj, befasoi në një nga pushimet mes ndeshjeve. 

Kështu, Osaka, e cila para se të bëhej nënë kishte probleme mendore, u ul në stol, vendosi një peshqir mbi trupin e saj për të mos u ftohur, nxorri një libër dhe filloi të lexonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll