Sport

Italianët flasin për qortimin e Mourinhos ndaj Belottit: "Çfarë po bën akoma këtu?"

Andrea Belotti, ishte lojtari verdhekuq, i cili foli me gazetarët pas humbjes së Romës ndaj Milanit

15 Janar 2024, 17:02 Nga DOSJA

Italianët flasin për qortimin e Mourinhos ndaj Belottit:

ITALI - Roma humbi 3-1 ndaj Milanit këtë të dielë dhe, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri José Mourinho nuk foli me gazetarët për shkak se ishte i pezulluar (trajneri portugez u përjashtua kundër Atalantës).

Ata që u shfaqën për të folur për mediat ishte Andrea Belotti, por José Mourinhos duket se nuk i ka pëlqyer të shohë sulmuesin verdhekuq duke folur para kamerave.

“Çfarë po bëni akoma këtu? Të gjithë hipni në autobus”, ka thënë trajneri portugez, cituar nga ‘Corriere dello Sport’.

Kujtojmë se me humbjen ndaj kuqezinjve, Roma ra në vendin e 9-të në Serie A dhe ka kaluar tre ndeshje radhazi pa fituar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll