Sport

Mbappe i mërzitur nga jeta prej një “ylli”: “Më mungon normaliteti!”

Shkrimet në gazeta shpesh mbushen nga nëna e tij, Fayza Lamari. Ajo ka një ndikim të madh te djali i saj dhe publiku tashmë e di shumë mirë se si funksionojnë gjërat me ta. Ajo njihet në qarqet e futbollit si një negociatore e ashpër, madje nuk tregohet e butë as ndaj Kylian.

15 Janar 2024, 17:20 Nga DOSJA

Mbappe i mërzitur nga jeta prej një “ylli”: “Më

FRANCE - Vështirë se kalon një periudhë tranzicioni pa tërhequr vëmendjen e Kylian Mbappe , ndërkohë që shkrimet në gazeta shpesh mbushen nga nëna e tij, Fayza Lamari .

Ajo ka një ndikim të madh te djali i saj dhe publiku tashmë e di shumë mirë se si funksionojnë gjërat me ta. Ajo njihet në qarqet e futbollit si një negociatore e ashpër, madje nuk tregohet e butë as ndaj Kylian.

“I thashë që duhet të japë të paktën 30 për qind të rrogës së tij, se nuk do të pajtohem me asgjë më pak se kaq ose do të tërhiqem, do të shkoj në Maldive apo diku të ngjashme dhe do të pushoj së punuari për të - tha Lamari në promovimin e fondacioni “Inspired by KM” dhe më pas shtoi:

“Në fillim i thashë që duhej të ishte 50 për qind, por folëm dhe arritëm në 30 për qind” - shtoi Lamari.

Mbappe i mërzitur nga jeta prej një “ylli”: “Më

Meqë ra fjala, me fondacionin "Inspired by KM", Mbappe dhe familja e tij duan t'u ofrojnë të rinjve të talentuar një jetë të këndshme dhe normale, pa sakrifica dhe ka qenë futbollisti francez ai që ka vënë në dukje pak ditë më parë se sa shumë i mungon një jetë normale.

“Do të paguaja shumë para që të mund të shkoja në furrë për të blerë bukë ose të bëja gjëra të ngjashme që bëjnë njerëzit normalë. Kam humbur spontanitetin, gjithçka rreth meje është menduar” – tha Mbappe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll