Sport

Probleme për Mancinin! Tre futbollistë refuzojnë kombëtaren e Arabisë Saudite...

Trajneri italian ka deklaruar se Al-Faraj, Al-Ghannam dhe Al-Aqidi, nuk do të jenë pjesë e skuadrës saudite për Kupën e Azisë.

15 Janar 2024, 15:48 Nga DOSJA

Probleme për Mancinin! Tre futbollistë refuzojnë kombëtaren

ARABIA SAUDITE - Rrëmujë në ekipin e Arabisë Saudite. Roberto Mancini, trajneri aktual, konfirmoi në konferencën për shtyp para debutimit në Kupën e Azisë kundër Omanit, se tre lojtarë: Al-Faraj, Al-Ghannam dhe Al-Aqidi, refuzuan kombëtaren ndaj ai duhej t'i përjashtonte nga lista e tij

"Aa vendosën që mos luanin për kombëtaren, jo unë. Al-Faraj më tha se nuk donte të luante miqësore dhe Al-Ghanem se nuk ishte i lumtur duke luajtur për ekipin kombëtar. Dhe Al-Aqidi (ai u përfshi në listën për Kupën e Azisë) i tha trajnerit të portierëve, se nëse nuk do të ishte titullar nuk donte të qëndronte”,- ka rrëfyer Mancini.

"Al-Ghanam dhe Al-Aqidi kërkuan të luanin si titullarë, por unë jam trajneri dhe ai që merr vendimet. Ne i pyetëm ata të tre, dy ose tre here, nëse do të dëshironin të luanin për ekipin kombëtar dhe përgjigjen ishte jo”, theksoi ish-trajneri i Italisë.

Situatë e paprecedentë

Trajneri italian ka mbetur i befasuar… “E kuptoj dëshirën e lojtarëve me përvojë për të luajtur si titularë, por nuk e kuptoj pse një futbollist i ri refuzon të bashkohet me kombëtaren, nëse nuk i garantohet një vend startues. Dua të përfshij lojtarë që duan të përfaqësojnë vendin e tyre dhe nuk dua të kthehem për të folur për çështjen e Al-Faraj, Al-Ghanem dhe Al-Aqidi”,- tha Mancini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll