Politike

Rezultatet e "PISA 2022"/ Manastirliu: Kemi hartuar një plan për përmirësimin e rezultateve të ardhshme, zbatimi do të nisë menjëherë

Gjatë fjalës së saj Manastirliu u shpreh se janë të vetëdijshëm për rezultatet e PISA 2022 dhe se kanë hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testet e ardhshme.

11 Janar 2024, 11:36 Nga N.F
Rezultatet e "PISA 2022"/ Manastirliu: Kemi hartuar një plan
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur ditën e sotme një konferencë ku ka bërë analizën vjetore të arsimit në vend. Gjatë fjalës së saj Manastirliu u shpreh se janë të vetëdijshëm për rezultatet e PISA 2022 dhe se kanë hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testet e ardhshme.

Ministrja më tej shtoi se duhet angazhim dhe parapërgatitje pasi sistemet arsimore janë të ndryshme.

“Për rezultatet e testeve të PISA Jemi shumë të vetëdijshëm, dhe pavarësisht vlerësimeve në nivel ndërkombëtar të performancës, e rëndësishme për ne është se në ato aspekte ku duhet të përmirësohemi për të mundësuar që vlerësimet ndërkombëtare të na tregojnë një panoramë reale. Nga vlerësimi që është bërë së fundmi, është vlerësuar nga ju që ka patur një mungesë të angazhimit real. Duhet të angazhohemi maksimalisht. Duhet dhe parapërgatitje, sepse sistemet nuk janë të njëjta.

Kemi hartuar një plan ambicioz me synim përmirësimin e rezultateve të ardhshme për PISA 2025 dhe do të nisë menjëherë zbatimin. Përfshin aktivitete dhe hapa kontrekete që bën bashkë të gjitha aktorët në fushën e arsimit. Fuqizimi përsa i përket angazhimit të mësuesve dhe nxënësve,” u shpreh ministrja.

ministrja e arsimit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll