Sport

Revolucion në futbollin turk: sezonin e ardhshëm, vetëm 11 të huaj në fushë…

Federata ra dakord me këtë masë për sezonin 2024-25... dhe numri i lojtarëve të huajt në skuadra do të bien nga 14 në 12.

11 Janar 2024, 11:45 Nga DOSJA

Revolucion në futbollin turk: sezonin e ardhshëm, vetëm 11

TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) ra dakord që duke filluar nga sezoni 2024-2025, skuadrat e Superligës, kategoria më e lartë, do të mund të kenë deri në 11 futbollistë të huaj në fushën e lojës.  Deri më tani, rregullat lejojnë maksimumi 8 lojtarë të huaj në fushë, me të paktën tre lojtarë me kombësi turke në fushë.

Megjithatë, në skuadrat turke, që nga sezoni i ardhshëm, do të reduktohet prezenca e të huajve nga 14 në 12 , dhe në tre vjet ata do të kufizohen në 11, por nuk do të ketë kufizime për t'i futur të gjithë në fillim të ndeshjes.

Teksa lejoi 11 lojtarë të huaj të nisin në fushë, TFF ka vendosur të mbështesë financiarisht edhe futbollistët turq. Duke filluar nga sezoni 2024-2025, një pjesë e parave nga transferimet e lojtarëve të huaj do të shkojnë në një “fond vendas nxitës të futbollistëve”. Në këtë mënyrë, klubet që do të kenë lojtarë turq do të marrin edhe mbështetje financiare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll