Sport

Maurizio Sarri i përgjigjet kritikave të José Mourinhos për penalltinë dhe VAR-in…

Lazio mundi Romën 1-0 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

11 Janar 2024, 11:08 Nga DOSJA

Maurizio Sarri i përgjigjet kritikave të José Mourinhos

ITALI - Trajneri Maurizio Sarri iu përgjigj kritikave nga José Mourinho, i cili pretendoi dhe argumentoi se penalltia e dhënë në favor të Lazios, nuk ishte.

“Nga imazhi që pashë, rasti ishte një penallti, një goditje shumë e pastër pa iu afruar topit. Daniele Orsato kaloi tetë sekonda në VAR dhe kuptoi se ishte një penallti. Bëmë më shumë se Roma, u futëm paksa nervozë. Fjalët e José Mourinhos nuk më prekin mua”,- tha ai në një konferencë për shtyp.

“Pas një humbjeje në një derbi, sheh vuajtjet e njerëzve që të rrethojnë dhe e kupton se nuk është një lojë normale. U turpërova të nesërmen pas humbjes 0-3. Na bëri të kuptojmë se çfarë është derbi. Duhet ta luajmë derbin për njerëzit tanë, ata e jetojnë lojën me ne”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll