Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri drejt një makine të parkuar në lagjen Rus, arrestohet i moshuari në Shkodër

Mësohet se autori i moshuar ka qëlluar nga kati i pestë me breshëri, në drejtim të një makinë të parkuar poshtë.   

9 Janar 2024, 07:58 Nga I.A
Qëlloi me armë zjarri drejt një makine të parkuar në
Policia

SHKODËR- Një i moshuar është arrestuar në Shkodër, pasi ka qëlluar me armë drejt një makinë. Mësohet se autori i moshuar ka qëlluar nga kati i pestë me breshëri, në drejtim të një makinë të parkuar poshtë.   

Ende nuk dihet shkaku pse autori Fasil Hyka ka qëlluar drejt makinës. Ndërkohë që FNSH-ja dhe efektivë të policisë kanë negociuarrreth 3 orë që ai të dorëzohej.

Ndërkohë dyshohet se Hyka vuan nga problemet e shëndetit mendor por dhe disa sëmundje të tjera si dhe ka humbur shikimin tek njëri sy. Komshinjtë dhe tregtarët në Rus e njohin 83-vjeçarin si një person problematik, i cili edhe herë të tjera i ka kërcënuar.

fasil hyka

Sondazh

Poll