Aktualitet

‘Prej 3 vitesh flinin në një dhomë’/ Denoncoi djalin e bashkëjetuesit, flet nëna e të miturës në Pogradec: Pashë foto të tyre dhe disa biseda

Ajo ka treguar se e kishte kuptuar lidhjen e tyre por nuk e kishte denoncuar 29-vjeçarin pasi kishte frikë se mos e dhunonte bashkëjetuesi i saj. 

8 Janar 2024, 16:52 Nga r.ll
‘Prej 3 vitesh flinin në një dhomë’/ Denoncoi djalin
mirela bosi

POGRADEC- Nëna e 12-vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të vajzën e saj të mitur prej gati 2 vitesh, ka folur për mediat, dhe ka treguar se si e ka marrë vesh këtë histori.

Ajo ka treguar se e kishte kuptuar lidhjen e tyre por nuk e kishte denoncuar 29-vjeçarin pasi kishte frikë se mos e dhunonte bashkëjetuesi i saj. 

"Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla, por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.

Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon asgjë vajza. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës, por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë.", është shprehur Mirela Bosi.

Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29 vjeçarin prej 1 viti e gjysëm dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej.

Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin, por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologja.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga Vërdova i Pogradecit u arrestua nga policia dy ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

pogradec

Sondazh

Poll