Aktualitet

‘Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten'/ Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Bënë sherr edhe atë natë kur piu helmin

8 Janar 2024, 13:22 Nga a.l
‘Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh
Bedrie Loka

DURRËS-  Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës pak ditë më parë. Djali ka deklaruar se babai i tyre ushtronte dhunë ndaj mamasë dhe se një herë ai nga Greqia e ka kërcënuar duke i thënë se ‘unë ty do të bëj të vrasësh veten’. Dhe natën kur 41-vjeçarja i dha fund jetës, sherri mes tyre ka zgjatur për disa orë. 

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain", tregoi djali. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka

Sondazh

Poll