Aktualitet

"Më dhunuan vëllezërit e Bedries"/ Flet vëllai Xhemal Lokut: Nuk e di kush ia hapi Tik-Tokun

Loku ka mohuar zërat se mund të kenë qenë të përfshirë në hapjen e Tik-Tokut të së ndjerës.

8 Janar 2024, 16:20 Nga h.k
"Më dhunuan vëllezërit e Bedries"/ Flet vëllai
Foto ilustruese

DURRËS-Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të familjes së kunatës së saj. Loku ka mohuar zërat se mund të kenë qenë të përfshirë në hapjen e Tik-Tokut të së ndjerës. Nga ana tjetër ai ka mohuar që të jetë përdorur dhunë ndaj Bedries duke thënë se vëllai i tij nuk ka të bëj me ngjarjen. 

Jam dhunuar nga vëllezërit e Bedries. Bëra denoncim, por s'ma morën në konsideratë. Më dhunuan. S'e di se kush ia hapi TikTok-un. Ne i kemi dhënë kurajo. Asaj i ka dalë një foto me disa fjalë. Ajo më pas ka pirë ilaçet. Në punë, Bedries i janë gjetur ilaçe. Ka qenë një ngjarje para 10 vitesh kjo e 40 mijë eurove. Nuk ka pasur dhunë, asgjë. Ai nuk e ka fshehur telefonin dhe s'e ka fshehur te motra ime. Telefoni u mor te shtëpia e vëllait tim dhe jo te i motrës sime. S'e dimë se kush i deklaron këto gjëra. Ikëm te QSUT, e çuam atje. Ato hapat ia kanë gjetur disa herë ato ilaçe, në xhep apo në punë”.-tha ai. 

 

vetvrasja e bedrie lokes

Sondazh

Poll