Aktualitet

Nën akuzë se shkaktoi vetëvrasjen e gruas, Gjykata e Durrësit lë në burg Xhemal Lokën

Loka doli para togave të zeza ditën e sotme ku Gjykata vendosi që të miratonte masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u kërkua nga Prokuroria.

8 Janar 2024, 12:48 Nga I.A
Nën akuzë se shkaktoi vetëvrasjen e gruas, Gjykata e
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Seanca gjyqësore për Xhemal Lokën në Durrës ka nisur mesditën e sotme. Loka doli para togave të zeza ditën e sotme ku Gjykata vendosi që të miratonte masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u kërkua nga Prokuroria. 45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

xhemal loka bedrie loka

Sondazh

Poll