Aktualitet

Dhuna ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi, kreu i Unionit Demokratik shqiptar: Sulmi ishte i qëllimshëm, 3 nga militantët serbë janë arrestuar

Zënka në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 u shpreh se kanë qenë 7 militantë serbë që kanë sulmuar 3 të rinjtë shqiptarë.

8 Janar 2024, 12:48 Nga N.F
Dhuna ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi, kreu i Unionit
Dhunimi i të rinjve shqiptar

MALI I ZI- Kreu i Unionit Demokratik Shqiptar, Meto Zenka ka reaguar në lidhje me dhunimin e 3 të rinjve shqiptarë. Zënka në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 u shpreh se kanë qenë 7 militantë serbë që kanë sulmuar 3 të rinjtë shqiptarë.

Më tej ai shtoi se nga 7 autorët 3 prej të tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Sipas Zenkas ky nuk ishte një incident banal, por një sulm i qëllimshëm që shpreh urrejtjen e serbëve ndaj simboleve shqiptare që ndodheshin në mjetin e të rinjve.

“Kemi reaguar në të gjithë mediat në Malin e Zi dhe kemi bërë apel për arritjen e zbulimit të së vërtetës. Sipas informatave tona, 3 djemtë shqiptarë që thanë se u dhunuan nga 7 apo8 militantë serbë, ne vërtetuam se ata ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim.

Unë kam kontaktuar edhe me kryeministrin malazez, i cili dha urdhër për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Organet e policisë erdhën shpejt dhe pritet që deri nesër të arrestohen edhe personat në kërkim.

Zakonisht këta persona janë militantë të politikës serbe. Nuk është një incident banal, por ishte diçka e qëllimshme për të shprehur urrejtjen e të rinjve serbë të veshur me uniforma serbe që sapo panë regjistrimet dhe targat shqiptare kanë nisur provokimet dhe kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë.

Dita ditës jemi dëshmitarë të thirrjeve pro-serbe kundër pakicave në Malin e Zi, disa herë edhe sulme fizike. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj autorëve të dhunës, mirëpo shqetësimi është te paraqitja e këtij rasti si një incident trafiku. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë, militantët serbë, dhe më pas kanë provokuar shqiptarët dhe i kanë sulmuar”, u shpreh Zenka.

meto zenka unioni demokratik shqiptar dhunim shqiptar

Sondazh

Poll