Aktualitet

'Fjeti mbi lekët e djalit tim'/ Vjehrra e Bedrie Lokës: Xhemali i fali videon e 'Tik-Tok' dhe 40 mijë eurot, s'ka faj ai

Vjehrra tha se djali i saj i kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj. Sipas saj Xhemali i kishte falur Bedries për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë. 

8 Janar 2024, 12:55 Nga a.l
'Fjeti mbi lekët e djalit tim'/ Vjehrra e Bedrie Lokës:
Vjehrra

DURRËS-  Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41- vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë. Vjehrra tha se djali i saj i kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj. Sipas saj Xhemali i kishte falur Bedries për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë. 

“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe letkët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim", tha ajo. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka

Sondazh

Poll