Aktualitet

Sherr mes të miturve në shkollën 'Qemal Stafa', njëri plagoset me thikë

8 Janar 2024, 15:11 Nga a.l
Sherr mes të miturve në shkollën 'Qemal Stafa',
Foto ilustruese

TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", ku dy të mitur 15-vjeçarë janë përfshirë në sherr dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

sherr ne shkollen qemal stafa

Sondazh

Poll