Aktualitet

U ekzekutua me plumb në kokë në ballkonin e banesës, publikohet fotoja e 23-vjeçarit

 Autorët e krimit përfituan nga errësira dhe qëlluan për vdekje me një plumb në kokë të riun, kur ai doli në ballkonin e banesës në katin e tretë në lagjen 'Hajro Çakërri'.

8 Janar 2024, 15:39 Nga r.ll
U ekzekutua me plumb në kokë në ballkonin e banesës,
gezim sinomati

VLORË- Është publikuar fotoja e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua me një plumb në kokë mbëmjen e djeshme në Vlorë. Autorët e krimit përfituan nga errësira dhe qëlluan për vdekje me një plumb në kokë të riun, kur ai doli në ballkonin e banesës në katin e tretë në lagjen 'Hajro Çakërri'.

Pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, autorët e krimit dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ku do të merren në pyetje. Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

gezim sinomati

Sondazh

Poll