8 Janar 2024, 12:01
Nga a.l
Policia
TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi është kapur duke shpërndarë në afërsi të rrethit të Selitës. Policia njofton se adoleshenti është kapur me doza të 3 llojeve, kanabis, kokainë dhe ekstazi. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Evidentohet dhe goditet, nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë në Selitë, me doza cannabisi, kokaine dhe ekstazi. Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të gatshme për shitje.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
operacioni tempulli
Aktualitet
8 Janar 2024, 11:48
a.l
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë n&e...
Aktualitet
8 Janar 2024, 11:34
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 33-vjeçar me inicialet E. B. nga Cërriku është vënë në pranga ditën e sotme pas...
Aktualitet
8 Janar 2024, 11:22
a.l
Shqiptarët
MAL I ZI- Janë zbardhur emrat e 3 prej, 5 te arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj 3 shqiptarëve. ...
Aktualitet
8 Janar 2024, 11:08
a.l
Dhunohen shqiptarët në Mal të Zi
MAL I ZI- Radha në traget dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen në ...
Aktualitet
8 Janar 2024, 10:30
a.l
Fari Halili
KORÇË- Gjendet i pajetë një i moshuar në lagjen 17 të qytetit të Korçës. Disa ditë m&eum...
Aktualitet
8 Janar 2024, 10:14
I.A
Edmond Papa
TIRANË- Dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa janë dërguar për gjykim nga Prokuror...
Aktualitet
8 Janar 2024, 10:20
I.A
Rezart Taçi
TIRANË- Seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçit, u shty sërish ditën e sotme. Procesi nd...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:59
I.A
Policia
SHKODËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër për disa vepra penale. Mësohet se Seadet Myft...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:51
a.l
Xhevdet Zena
ITALI- Një aksident hekurudhor i ka marrë jetën një të moshuari shqiptar, 73-vjeç. Siç raportojnë ...
Aktualitet
8 Janar 2024, 09:49
a.l
Foto ilustruese
KRUJË- Reshje dëbore janë regjistruar gjatë natës në Malësinë e Krujës, kryesisht n...