Aktualitet

'Lëre atë muhabet dhe qepe'/ E bija e Bedrie Lokës, tregon bisedën e fundit me të! Zbulohet letra e francezes që i dedikohej Xhemalit

Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

8 Janar 2024, 12:06 Nga a.l
'Lëre atë muhabet dhe qepe'/ E bija e Bedrie Lokës,
Banesa e Bedrie Lokës

DURRËS- Detaje te reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Vajza e viktimës është marrë në pyetje nga hetuesit për të mësuar detajet që çuan në vetëflijimin e Bedries. Ajo ka dëshmuar se nëna e saj ishte e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjiksht për shkak të sherreve dhe konflikteve në shtëpi. Madje siç tregon ajo 41-vjeçarja ditët e fundit ka përsëritur disa herë se do të vriste veten pasi nuk mund të përballonte të gjitha situatat e rënda që ndodhnin në familje. Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

“Gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Madje e reja tregon dhe momentin e fundit të komunikimit me nënën e saj, pak para se kjo e fundit të pinte fotoksinë.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, vijon më tej rrëfimin e bija.

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka

Sondazh

Poll