Aktualitet

Kanosi me armë 40-vjeçarin në Cërrik, arrestohet 33-vjeçari me precedentë penalë

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari rezulton të jetë me precedente të mëparshëm penalë për drogë.

8 Janar 2024, 11:34 Nga N.F
Kanosi me armë 40-vjeçarin në Cërrik, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 33-vjeçar me inicialet E. B. nga Cërriku është vënë në pranga ditën e sotme pasi dy ditë më parë kishte kanosur me armë për motive të dobëta një 40-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari rezulton të jetë me precedente të mëparshëm penalë për drogë.

Më tej policia ka bërë të ditur se pas kontrolleve në mjetin e 33-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar arma e dyshuar që mund të jetë përdorur nga i riu.

Njoftimi i plotë:

Cërrik/ Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që kanosi për motive të dobëta, një 40-vjeçar, dy ditë më parë, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit. Shërbimet e Policisë gjejnë në automjetin e 33-vjeçarit, sendin që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, për kanosjen. 33-vjeçari i arrestuar, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", pas kallëzimit të një 40-vjeçari se ishte kanosur nga një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Si rezultat u bë kapja në lagjen nr 3, Cërrik, dhe arrestimi i shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi nga veprimet hetimore të kryera pas kallëzimit të 40-vjeçarit, rezultoi se më datë 06.01.2024, në fshatin Shalës, e kishte kanosur këtë shtetas, për motive të dobëta, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan arrestim kanosje arme

Sondazh

Poll