Aktualitet

“Fëmijët gënjejnë, i kanë kërcënuar dajat”/ Vëllai i Xhemal Lokës mohon akuzat: S’kishin konflikte, nuk e ka dhunuar nusen

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

8 Janar 2024, 12:25 Nga a.l
“Fëmijët gënjejnë, i kanë kërcënuar
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS-  Vëllai i Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes, ka folur ekskluzivisht për “Me Zemër të Hapur” në News24.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

“Nuk janë të vërteta çfarë kanë deklaruar ata. Nuk mundem tani të shprehem shumë. Të drejtat e njeriut janë që vëllai im nuk ka dhënë as nuk ka vrarë nusen e vet, se nuk është nga ata njerëz. Unë jam taku thuajse për ditë me kunatën dhe vëllanë”, tha ai.

Lidhur me një dëshmi ku thuhet se vëllai i tij i ka marrë 40 mijë euro të ndjerës, ai i hedh poshtë.

“Jo, vëllai im ka qenë kundër dhunës, dhe i a ka fal gjithçka. Jo vetëm atë, dhe shkakun e Tik Tok i ka dhënë kurajo. Unë kam dhe shumë më shumë, që do flas, pres të mbaroj punët e mia dhe do kërkoj të drejtat e mia. Kam qenë në dijeni të historisë së Tik Tok, i fundit që e kam marrë vesh. Më ka marrë ish-kunata ime, i fundit që më kanë marrë dhe më kanë thënë që të shkojmë në komisariat. Kam shku kur ata kishin deklaruar diçka më përpara. Dyshimin e ka pasur të kushërira e saj që ia kishte hapur. Kanë pasur një farë konflikti. Por nuk i njoh ata, nuk jam dot më shumë informacione. Marrëdhënia mes vëllait dhe nuses ka qenë shumë e mirë. Deklarata e fëmijëve… Kanë mashtruar, i kanë kërcënuar dajat e tyre. Kam qenë prezent kur kanë deklaruar fëmijët, por s’më kanë lejuar të futem brenda. Por daja i tyre ka qenë brenda në polici dhe i ka kërcënuar me fjalë të rënda, dhe policia e di shumë mirë. Se unë isha jashtë komisariatit dhe i dëgjoja zërin. Kanë tentu të më dhunojnë dhe mua. Mund t’i shikoni dhe videot. Deklarata janë akuza, unë garantoj se janë akuza”, tha ai për News24. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka

Sondazh

Poll