Aktualitet

DETAJE/ Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi, 'sherri' nisi për radhën e zbritjes nga trageti

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët.

8 Janar 2024, 11:08 Nga a.l
DETAJE/ Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi, 'sherri'
Dhunohen shqiptarët në Mal të Zi

MAL I ZI- Radha në traget dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen në Mal të Zi, që përfundoi në dhunën barbare të 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi. Burime bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. 

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët.

Të tre në dëshmitë e tyre nuk e kanë përmendur faktin që ka pasur një përplasje gjatë kohës që po zbrisnin nga trageti. Policia malazeze ende nuk ka lokalizuar agresorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë identifikuar tashmë. 

mal i zi

Sondazh

Poll