Aktualitet

Gjendet i pajetë një i moshuar në Korçë, e bija e kërkonte prej ditësh (EMRI)

Ai u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës.

8 Janar 2024, 10:30 Nga a.l
Gjendet i pajetë një i moshuar në Korçë, e bija e
Fari Halili

KORÇË- Gjendet i pajetë një i moshuar në lagjen 17 të qytetit të Korçës. Disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në Polici që ka humbur kontaktet me babain.

Fari Halili u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

korce fari halili

Sondazh

Poll