Shtyhet sërish seanca për biznesmenin Rezart Taçi, avokatët kërkojnë pushimin e çështjes
Rezart Taçi TIRANË- Seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçit, u shty sërish ditën e sotme. Procesi nd...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Adrea Boden dhe Albano Velon dhe dosjen e tyre e ka dërguar në Gjykatë ditën e sotme.
TIRANË- Dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa janë dërguar për gjykim nga Prokuroria. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Adrea Boden dhe Albano Velon dhe dosjen e tyre e ka dërguar në Gjykatë ditën e sotme.
Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë te telekomanduar. Po ashtu Prokuroria ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
Rezart Taçi TIRANË- Seanca gjyqësore për biznesmenin Rezart Taçit, u shty sërish ditën e sotme. Procesi nd...
Policia SHKODËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër për disa vepra penale. Mësohet se Seadet Myft...
Xhevdet Zena ITALI- Një aksident hekurudhor i ka marrë jetën një të moshuari shqiptar, 73-vjeç. Siç raportojnë ...
Foto ilustruese KRUJË- Reshje dëbore janë regjistruar gjatë natës në Malësinë e Krujës, kryesisht n...
Foto ilustruese TIRANË- Një 29-vjeçar me inicialet E.H. është vënë në pranga në lidhje me një vjedhje t...
Ukraine UKRAINË- Çdo ditë të luftës dhe veçanërisht pas sulmit masiv ajror të fundit rus në qytetet eUkrai...
Rruga e bllokuar nga bora TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH për mes një njoftimi në rrjetin social "Facebook" ka njof...
Nga Ralph Schoellhammer “Brussels Signal” Në vitin 2007, Philippe Legrain botoi librin e tij “Emigrantët: Vendi juaj ka nevoj&eum...
Policia VLORË- Autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Gëzim Sinomati pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e dj...
Policia rrugore LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier në fshatin Vajkan. Policia bën me dije se 34-vj...