Aktualitet

EMRI/ Eksploziv dhe plagosje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër për disa vepra penale

Po ashtu ai ka ka vedosur ekspoziv në banesën e një personi tjetër dhe i ka vjedhur atij motorin.

8 Janar 2024, 09:59 Nga I.A
EMRI/ Eksploziv dhe plagosje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
Policia

SHKODËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër për disa vepra penale. Mësohet se Seadet Myftija akuzohet për vjedhje, dëmtim prone, plagosje me dashje si dhe vendosje eksplozivi. Myftija ka plagosur me sende të rënda një person dhe i ka shkatërruar automjetin e tij. Po ashtu ai ka ka vedosur ekspoziv në banesën e një personi tjetër dhe i ka vjedhur atij motorin.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për disa vepra penale kundër personit dhe pronës. Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë. 28-vjeçari, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

Në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Fundjava”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se: -më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij. -më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

seadet myftija

Sondazh

Poll