Aktualitet

U nis për shëtitje i vetëm në errësirë, 73-vjeçari shqiptar në Itali përplaset për vdekje nga treni (EMRI)

Shqiptari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij. Ai kishte vendosur të kthehej në këmbë, ndërkohë që të afërmit e tij vunë alarmin dhe nisën kërkimet. 

8 Janar 2024, 09:51 Nga a.l
U nis për shëtitje i vetëm në errësirë,
Xhevdet Zena

ITALI- Një aksident hekurudhor i ka marrë jetën një të moshuari shqiptar, 73-vjeç. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në Vercelli, pranë Castelnovettos, ku Xhevdet Zena, me banim në Robbio, u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli rreth orës 18:00. 

Shqiptari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij. Ai kishte vendosur të kthehej në këmbë, ndërkohë që të afërmit e tij vunë alarmin dhe nisën kërkimet. 

Ai po ecte në anë të rrugës, në errësirë. Ai kishte thënë se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë. Mësohet se goditjet kanë qenë fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vend. 

aksident ne itali xhevdet zena

Sondazh

Poll