Burg për Redjan Rrajën, “Dara” i Krujës që e ‘tradhëtuan’ syzet në makinë: S’kam lidhje me atentatin ndaj Ndoja
6 Nëntor 2019, 07:07Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, 34-vjeçarin Redjan Rraja, i cili akuzohet si një nga të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Rraja, i cili akuzohet për ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, ishte i pranishëm në seancën gjyqësore qe u mbajt ndaj tij dhe mësohet se mbrohej nga avokati besnik Çerekja.
Me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata vendosi ta lërë në burg 34-vjeçarin pas përfundimit të seancës me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth një orë.
Vetë Rraja, i cili u pikas nga syzet që kishte lënë në makinën e atentatorëve, ku u gjetën edhe gjurmë gishtash të 34-vjeçarit, ka mohuar se është i përfshirë në atentat.
Sipas avokatit Cerekja, klienti i tij që njihet ndryshe si “Dara” i Krujë, në momentin që ka ndodhur atentati ka qenë në një vend tjetër për arsye personale.
Por kjo alibi nuk e pengoi gjyqtaren Daniela Shirka të pranonte kërkesën e prokurorëve duke e lënë në burg Rrajën.
Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.
Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani.
J.V/F.M Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Një automjet gjatë një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ...
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të Vettingut. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin...
SHKODËR– Mësohet iternerari i fundit i viktimës së vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit.43-vjeçari Gjergj Krygja kis...
TIRANË- Redjan Rraja i akuzuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka folur para hetuesve. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjajren dhe shprehe...
SHKODËR- 43 vjeçari Gjergj Krygja u vra me armë zjarri paraditen e sotme në derën e shtëpisë. Dyshimet e para janë se Krygja është ekzekutuar me arm...
SHKODER- Policia e Shtetit njofton zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Gjergj Krygja, 43 vjeç.“Shkodër/ Informacion parapr...
SHKODËR- Gjergj Krygja, 43-vjeç dhe baba i tre fëmijë është vrarë me katër plumba në pragun e derës së shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Shkodrës. ...
TIRANË- Zbulohen detaje të reja për atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina Benz ngjyrë gri që u përdor në atenta...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë, shoferi i tij Andi Malok...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë pronarët e pronave private në zonën e Tiranës së Re, të cilët janë shpronësuar të dorëzojnë dokume...