Aktualitet

Ngushtohet rrethi për atentatorët e Arjan Ndojës, makina u vodh në Kavajë

6 Nëntor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Ngushtohet rrethi për atentatorët e Arjan Ndojës, makina u vodh

TIRANË- Zbulohen detaje të reja për atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina Benz ngjyrë gri që u përdor në atentat dsyhohet se është vjedhur në Kavajë. Dy nga autorët e atentati bëjnë me dije burimet, dyshohet se janë persona nga Lushnja.

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici edhe të afërmit e Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll