Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, zbardhet dëshmia e Redjan Rrajës: Ngjarjen e mësova nga mediat, s’njoh asnjë nga personazh

6 Nëntor 2019, 13:03 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, zbardhet dëshmia e Redjan Rrajës:

TIRANË- Redjan Rraja i akuzuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka folur para hetuesve. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjajren dhe shprehet se  e ka mësuar nga mediat.

Nuk ka lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.”, mësohet të ketë thënë Rraja në Polici. 

Edhe pse ai mohon të jetë i përfshirë në ngjarje, Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”.  Rraja akuzohet për ‘vrasje e funksionarëve publik’, ‘ armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Krimet e Rënda lënë në burg Redjan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Mbi 34-vjeçarin rëndojnë 3 akuza. Rraja ka mohuar të jetë pjesë e atentatit. Avokati mbrojtës i Rrajës kundërshtoi vendimin dhe tha se Prokuroria nuk kishte prova.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja deshmia e redjan rrajes arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja deshmia e redjan rrajes

Sondazh

Poll