Aktualitet

U vra në derë të shtëpisë, pse nuk iu kursye jeta babait të tre fëmijëve, dyshimet e para

6 Nëntor 2019, 13:00 Nga DOSJA
U vra në derë të shtëpisë, pse nuk iu kursye jeta

SHKODËR- 43 vjeçari Gjergj Krygja u vra me armë zjarri paraditen e sotme në derën e shtëpisë. Dyshimet e para janë se Krygja është ekzekutuar me armë zjarri për shkak të një konflikti për shfrytëzimin e pyjeve.

Mësohet se 43-vjeçari është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Ditën e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit është vrarë 43-vjeçari Gjergj Krygja, i cili ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së tij. 43-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj krygja vrasje ne shkoder gjergj krygja vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll