Aktualitet

MALLKIMI i zahireve të dimrit, “puna” e fundit që bëri bashkë dy viktimat në Dukagjin, pse u vranë pa mëshirë në ve

6 Nëntor 2019, 13:20 Nga DOSJA
MALLKIMI i zahireve të dimrit, “puna” e fundit që

SHKODËR– Mësohet iternerari i fundit i viktimës së vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit.

43-vjeçari Gjergj Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zajretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik.

Disa javë më parë, po në Dukagjin u vra edhe Lazër Arraj, i cili po ashtu ishte kthyer në vendlindje për të marrë rezervat e dimrit. Pas hetimeve të kryera rezultoi se ai ishte vrarë nga kushëriri i tij, pasi e kishte denoncuar në Polici se kishte mbjellë kanabis.

Të jetë ky i njëjti rast edhe për babain e tre fëmijëve? Mos është kthyer zona e Dukagjinit në një “Lazarat” të padepërtueshëm nga Policia për shkak të terrenit të vështirë?

Ditën e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit është vrarë 43-vjeçari Gjergj Krygja, i cili ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së tij. 43-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj krygja vrasje ne shkoder gjergj krygja vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll