Aktualitet

Vrasja në Dukagjin, Policia: U qëllua në rrethana të paqarta, ngjarja rreth 2 orë më parë

6 Nëntor 2019, 12:54 Nga DOSJA
Vrasja në Dukagjin, Policia: U qëllua në rrethana të

SHKODER- Policia e Shtetit njofton zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Gjergj Krygja, 43 vjeç.

“Shkodër/ Informacion paraprak Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”-njofton Policia.

Ditën e sotme në fshatin Sumë të Dukagjinit është vrarë 43-vjeçari Gjergj Krygja, i cili ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së tij. 43-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj krygja vrasje ne shkoder gjergj krygja vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll