Aktualitet

Aksident i rëndë në Librazhd/ Mjeti humb kontrollin e del nga rruga, plagosen familjarët, e moshuara niset drejt Tiranës (E

6 Nëntor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Librazhd/ Mjeti humb kontrollin e del nga

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Një automjet gjatë një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë trasesë së rrugës, duke u përplasur me një masiv shkëmbor në anë të rrugës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, Valmir Baçe, nga Erseka, nëna e tij, Myriban Baçe, 69 vjeçe, dhe e motra, Adelina Baçe. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital.

Ndërsa, sipas burimeve spitalore, e moshuara ka pësuar plagë të rënda dhe po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adelina baçe aksident ne librazhd myriban baçe plagosen 3 persona valmir baçe adelina baçe aksident ne librazhd myriban baçe plagosen 3 persona valmir baçe

Sondazh

Poll