Politike

Berisha në 'arrest shtëpie'/ Gjokutaj: Ndalimi i komunikimit është shkelje e së drejtës

Nga ana tjetër, avokati theksoi se ndalimi i komunikimit është shkelje e të drejtës dhe se duhej autorizim nga Kuvendi. 

30 Dhjetor 2023, 13:01 Nga a.l
Berisha në 'arrest shtëpie'/ Gjokutaj: Ndalimi i komunikimit
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas masës së arrestit për Sali Berishën u pyet nëse do ta zbatojë vendimin e gjykatës. Avokati tha se Berisha do ta zbatojë masën e se ndodhet në banesë.

‘Kjo nuk është pyetje... do ta zbatojë apo jo, ai ndodhet në banesë. Tani bëni pyetje që është për të bërë. Do të ketë mbikëqyrje policore', tha avokati. 

Nga ana tjetër, avokati theksoi se ndalimi i komunikimit është shkelje e të drejtës dhe se duhej autorizim nga Kuvendi. 

"Përfundimisht, gjykata pranoi kërkesën e SPAK, ndryshoi masën e sigurimit. Përfundimisht mbeten dy masa sigurimi: Arrest në shtëpi dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, që në fakt janë nonsens, sepse këtë pjesë e ezauron dhe ndalimi i daljes shtetit. Faktikisht ne kërkesën e kemi depozituar dje në postë, pasi ikte afati dhe nuk kishim setin e provave. Gjykata nuk u shpreh fare me vendim për ta pranuar ose jo. Ndërkohë që kërkesa ishte duke ardhur, e shpalli vendimin. Sigurisht në panik për përjashtimin e saj (gjyqtares). Ky ishte vendimi sot. Ajo që është shqetësuese është se ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit. Për një deputet të Shqipërisë, që komunikimin e ka detyrë funksionale dhe lirinë e shprehjes, që është liri kushtetuese për të cilën SPAK duhet të kishte marr autorizim nga Kuvendi të veçantë që të kryente këtë veprim", tha ai. 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll