Politike

Rama: Në qershor do të ketë rritje page për mjekët, arsimtarët dhe punonjësit e policisë

Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se rritje page do të përfitojnë punonjësit e policisë, arsimtarët si dhe mjekët.

30 Dhjetor 2023, 12:28 Nga I.A
Rama: Në qershor do të ketë rritje page për mjekët,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të ketë rritje page për disa profesione që u është premtuar rritja. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se rritje page do të përfitojnë punonjësit e policisë, arsimtarët si dhe mjekët.

"Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind. Në qershorin e vitit të ardhshm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll