Politike

GJKKO e la në arrest shtëpie, Rama për Berishën: Nuk merrem me dike që është shpallur non grata

Po ashtu Rama ka theksuar se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. 

30 Dhjetor 2023, 13:01 Nga I.A
GJKKO e la në arrest shtëpie, Rama për Berishën: Nuk merrem
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e GJKKO për të lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, kryedemokratin Sali Berisha. Rama në një konferencë për mediat, ka deklaruar se ai nuk merret me dike që është shpallur non grata nga SHBA-ja. 

"S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë," tha Rama.

Po ashtu Rama ka theksuar se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. 

“Kurrë nuk është fitorja e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar para vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë apo një tjetër. Nuk e shoh si një fitore të PS-së apo edhe si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë një pasion që uroj ta kishin të gjithë në detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë,” tha Rama.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll