Politike

Zelenskyy nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’, vlerësimi më i lartë bashkë me Princin e Arabisë Saudite dhe kryeministrin spanjoll

Kreu i qeverisë është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës. Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.

30 Dhjetor 2023, 12:19 Nga a.l
Zelenskyy nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’,
Edi Rama dhe Volodymyr Zelenskyy

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit "Jaroslav i Urti". Rama ka marrë vlerësimin e klasit më të lartë, njëjtë si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministri spanjoll.

Kreu i qeverisë është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës. Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.

“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelenskyy.

Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023 Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë: Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

AL SAUD Muhammad bin Salman-Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Sánchez Perez-Castejona Pedro-Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës

edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll