Politike

Katet pa leje/ Rama: Do iu dalë nga ‘hundët’ çdo përpjekje, duhet ta kenë të gjithë parasysh këtë

Gjatë konferencës për gazetarët, Rama ka deklaruar se kush bën një metër katror shtesë do ta paguaj sa 'frëngu pulën'.

30 Dhjetor 2023, 12:38 Nga I.A
Katet pa leje/ Rama: Do iu dalë nga ‘hundët’ çdo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit për katet pa leje ditën e sotme. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama ka deklaruar se kush bën një metër katror shtesë do ta paguaj sa 'frëngu pulën'. Po ashtu ai ka theksuar se çdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon, çdo ndërtuesi do i dalë nga hundët.

"Sot, pash ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve shtesave të paligjshme për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me hamendësime e shpifje, më vjen mirë t’ju them se ka nisur arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer katet pa leje. 3.5 mln euro deri tani janë arkëtuar nga 5 objekte, janë 4 të tjera që pritet të vijojnë pagesat presim 10.5 milionë euro në arkën e shtetit. Do paguajnë si frëngu pulën cdo metër katror pa leje, janë 15 objekte në proces do vijohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin. Falë këtij veprimi agresiv, shohim një disiplinim jashtëzaknisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe nuk konstatohen më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do i dalë nga hundët cdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll