Politike

Konferenca e fundvitit me gazetarët, Rama: Vit i mirë për Shqipërinë, rritja ekonomike 3.7%

Po ashtu një vit i mirë e ka konsideruar edhe në aspektin e sigurisë, edhe pse këtë vit Shqipëria ka pre e sulmeve kibernetike, ku kanë publikuar çdo të dhënë për shqiptarët. 

30 Dhjetor 2023, 12:19 Nga I.A
Konferenca e fundvitit me gazetarët, Rama: Vit i mirë për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vitin 2013 si një vit i mirë për Shqipërinë. Gjatë konferencës së fundit me gazetarët për këtë vit, Rama ka theksuar se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë këtij viti ishte 3.7%. Po ashtu një vit i mirë e ka konsideruar edhe në aspektin e sigurisë, edhe pse këtë vit Shqipëria ka pre e sulmeve kibernetike, ku kanë publikuar çdo të dhënë për shqiptarët. 

“Në këtë konferencë, mund të them se ndihem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duke pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të huaja, në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit, duhet të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria apo institucionet financiare ndërkombëtare. Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4 për qindëshit, 3.7 apo 3.8 për qind”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll