Politike

Hetimet e SPAK, Dosja hetimore: Ermal Kurtulaj pronar i një restoranti te Kalaja e Tiranës, vepron për llogari të Beqajt

Por sipas SPAK, nga kominikimet që Prenga ka pasur me Kurtulajn, lihet të kuptohet se pas ky i fundit po vepronte si epror ndaj administratorit.

29 Dhjetor 2023, 22:31 Nga I.A

Hetimet e SPAK, Dosja hetimore: Ermal Kurtulaj pronar i një restoranti te

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt është zbardhur nga Dosja.al. Në dosje është zbuluar një restorant me emrin Gzona me administrator Gazmend Prengën.

Por sipas SPAK, nga kominikimet që Prenga ka pasur me Kurtulajn, lihet të kuptohet se ky i fundit po vepronte si epror ndaj administratorit. Po ashtu në dosjen e SPAK, theksohet se po për këtë restorant që janë lëshuar fatura 22000 Euro dhe 350,000 lek, Kurtulaj po vepron për llogari të Ilir Beqajt. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

23. Sipas faturave rezulton se po ashtu ky projekt Eusair ka leshuar fature shitje ndaj Shoqates FIAA NIPT K11528007 R, në dt. 17.08.2023, ora 15:40:55, faturen ne vleren 22000 Euro, dhe ajo shoqate ka leshuar ne daten 23.08.2023, ora 11:55:19, faturen me vlere 350,000 lek kundrejt restorantit *Gzona"

26 Nga pergjimi i komunikimeve te kryera nga shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se ai ështe i perfshire nè punët e restorantit duke patur keshtu interesa pasurore mbi këte restorant. Ai interesohet vazhdimisht per mbarevajtjen e ketij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit te restorantit, shtetasit të quajtur Gazmend Prenga dhe ne ditet e fundit ka disa komunikime ndermjet tyre, kohe qe perkon dhe me mbylljen e bilancit vjetor. Me rakordimet ndermjet investimeve te kryera mbi kete restorant pergjate vitit dhe me faturat e leshuara per kete restorant, perfshi ato te leshuara nẽ kuader te veprimtarise se projektit. Po ashtu nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Ermal Kurtulaj vepron në kete restorant per llogari te shtetasit Ilir Beqaj, dyshimet të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e ketyre subjekteve, duke shmangur cdo perfshirje te ketij shtetasi Ilir Begaj si me administratorin ashtu me ortaket dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpermjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Begaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet.

ermal kurtulaj ilir beqaj

Sondazh

Poll