Sport

Arteta me superlativa për Rice: “Të gjithë flasin për Declan dhe performacat e tij”

“Declan po ia del shkëlqyeshëm”, është shprehur trajneri spanjol Mikel Arteta.

30 Dhjetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Arteta me superlativa për Rice: “Të gjithë flasin për

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur me superlative për mesfushorin e skuadrës Declan Rice, i cili në një kohë të shkurtër u shndërrua në një figurë kyçe për “Topçinjtë”.

“Sa herë që ndizni televizorin, ekspertët flasin për Rajs dhe performancat e tij. Ai është shumë fleksibël, i trajton mirë të gjitha këto komente. Jo të gjithë futbollistët mund të justifikojnë shumën që paguhet për ta. Declan e bën, e bën shkëlqyeshëm”,- ka komentuar Arteta, cituar nga “Football.London”.

Rice iu bashkua skuadrës së “Emirates” nga West Ham verën e kaluar për 105 milionë paundë.

Këtë sezon, 24-vjeçari anglez ka 18 ndeshje në Premier League, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 1 asistim. Të paktën për momentin, Declan Rice po justifikon plotësisht çmimin e paguar për të dhe është një nga liderët e Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll