Sport

Befason Bernardo Silva për Messin dhe Ronaldon: “Nuk më pëlqen asnjëri prej tyre”…

Ylli i Man.City thotë se preferon të jetë vetëm vetvetja

30 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Befason Bernardo Silva për Messin dhe Ronaldon: “Nuk më

PORTUGALI - Ndërkombëtari portugez Bernardo Silva ka dhënë një intervistë për botimin “A Bola”, duke prekur një sërë temash. Një nga momentet më interesante erdhi në fund të bisedës, kur ylli i Manchester City u pyet se kë preferon mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

I pyetur, nëse preferon të quhet “Messi nga Seychelles” (zona e Lisbonës nga vjen Silva) apo “Ronaldo nga Mançesteri”, Silva dha përgjigjen e tij.

"Nuk më pëlqen asnjëri prej tyre,"- qeshi ai, - "sepse gjithmonë ka krahasime... Më pëlqen të jem Bernardo. Sigurisht, ndonjëherë jam krenar që më krahasojnë me një ose një tjetër lojtar, por nuk më pëlqejnë ato pseudonime”, tha lojtari i Man.City.

Intervista preku një sërë temash të ndryshme, ku Silva pranoi se ndihet paksa i lënë pas dore nga tifozët e futbollit në vendin e tij. 29-vjeçari u largua nga Portugalia para se të hynte në ekipin e parë të Benfica-s dhe nuk luajti në triumfin e skuadrës në “Euro 2016” për shkak të dëmtimit.

Një vend ku Bernardo Silva nuk është nënvlerësuar është “Etihadi”, ku Man.City pret vendin e fundit Sheffield United të shtunën, duke kërkuar të rrisë presionin ndaj liderëve Liverpool dhe Arsenal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll