Sport

Futbollistit të Romës i plaçkisin shtëpinë, pak para takimit me Juventusin!

Në muajt e fundit, hajdutët kishin “vizituar” edhe shtëpitë e futbollistëve të tjerë, si atë të Zaccagnit të Lazios, bashkëshort i influencueses Chiara Nasti, të cilit kriminelët i kishin vjedhur plaçkën me vlerë 80 mijë euro.

30 Dhjetor 2023, 00:31 Nga DOSJA
Futbollistit të Romës i plaçkisin shtëpinë, pak para

ITALI - Surprizë e hidhur për Nicola Zalewskin, futbollist i Romës, i cili pasi u kthye në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme (28 dhjetor), pra dy ditë para takimit në stadium kundër Juventusit, zbuloi se ishte vjedhur pasi kishte vënë re se një dritare ishte hapur.

Futbollisti ka telefonuar 118-n, pasi ka kuptuar se hajdutët i kanë marrë bizhuteritë, sendet me vlerë dhe paratë. Plaçka e vjedhur është ende duke u përcaktuar dhe hetuesit karabinierë të kompanisë “Eur” kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të vjedhjes.

Në muajt e fundit, hajdutët kishin “vizituar” edhe shtëpitë e futbollistëve të tjerë, si atë të Zaccagnit të Lazios, bashkëshort i influencueses Chiara Nasti, të cilit kriminelët i kishin vjedhur plaçkën me vlerë 80 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll