Sport

De Zerbi: “Jam i lumtur që drejtoj Brighton”…

“Ne nuk jemi Manchester United, Manchester City, Newcastle apo Arsenal, ne jemi ende Brighton”, tha trajneri italian.

30 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

De Zerbi: “Jam i lumtur që drejtoj Brighton”…

ANGLI - Brighton regjistroi një fitore jetike 4-2 ndaj Tottenhamit për të vazhduar ecurinë e mirë në Premier Ligën angleze.

Trajneri i “Pulëbardhave”, italiani Roberto De Zerbi ishte i kënaqur me performancën e përgjithshme të ekipit deri më tani në kampionat. Ai deklaroi se është i lumtur që do të udhëheqë Brighton, edhe pse lojtarët më të mirë largohen shumë shpesh nga ekipi i tij në drejtim të klubeve më të mëdha në ishull.

“Jam vërtet me fat që jam trajner i kësaj skuadre me këta lojtarë. Jam shumë i kënaqur me pasionin që kanë, kanë gjithçka. Ju nuk mund të harroni se ne jemi Brighton. Ne nuk jemi Manchester United, Manchester City, Newcastle apo Arsenal, ne jemi ende Brighton.  Tetë apo nëntë skuadrat e tjera të mëdha në Premier League nuk po i shesin lojtarët e tyre të mëdhenj”,- komentoi De Dzerby.

“Duhet ta pranojmë lojën tonë në 20 minutat e fundit. Ne vuajtëm sepse Tottenham është një nga më të mirët në Premier League. Ne prinim 4-0, por pas golit të parë në portën tonë u tërhoqëm.  Fillimisht ndiheshim si luanë, prandaj jam i kënaqur me 70 minutat e para, ashtu edhe në 20 minutat e fundit që patëm vështirësi”,- shtoi specialisti për ndeshjen me “Spurs”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll