Sport

Napoli ngec këtë herë me Monzan, Championsi më larg!

Në takimin tjetër të orës 18:30, Fiorentina triumfoi 1-0 përballë Torinos me golin e Ranierit të shënuar në minutën e 83-të. Tri pikë shumë të rëndësishme nga skuadra vjollcë, që parakalon Romën dhe Napolin në renditje.

29 Dhjetor 2023, 20:42 Nga DOSJA
Napoli ngec këtë herë me Monzan, Championsi më larg!

ITALI - Napoli nuk funksionon as me Mazzarrin. Kampionët në fuqi të Serisë A u ndalën në shtëpi (0-0) nga Monza, madje mund të thuhet se ishim me fat që morën një pikë, pasi miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 68-të me Pessinan.

Një ndeshje e luftuar në stadiumin “Maradona”, por pa kthjelltësi nga napolitanët, që nuk i shfrytëzuan mundësitë e krijuara. Shumë larg formës së tij të zakonshme, Kvaratskhelia humbi një rast të pastër në minutën e 58-të, duke e dërguar topin në duart e portierit.

Nervozizmi në radhët e Napolit u reflektua me kartonin e kuq të marrë nga trajneri Mazzarri, ndërsa portieri Meret u dëmtua për t’ia lënë vendin Continit.

Në takimin tjetër të orës 18:30, Fiorentina triumfoi 1-0 përballë Torinos me golin e Ranierit të shënuar në minutën e 83-të. Tri pikë shumë të rëndësishme nga skuadra vjollcë, që parakalon Romën dhe Napolin në renditje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll