Aktualitet

‘Isha në terror psikologjik’/ Kërcënoi me jetë Mit’hat Havarin, shpallet në kërkim Saimir Moilli

6 Nëntor 2019, 09:59 Nga DOSJA
‘Isha në terror psikologjik’/ Kërcënoi me jetë

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim Saimir Moillin, i cili dyshohet se ka kërcënuar me jetë, ish-drejtuesin e lartë të Policisë Mit’hat Havarin.

Dyshohet se Moilli e kishte kërcënuar Havarin me porosi të një krimineli, disa javë më parë për shkak të deklaratave të tij në emisionet televizive.

Havaru ka theksuar se pas kërcënimit për ditë me radhë ka qenë në terror psikologjik dhe se rastin e kishte denoncuar me urgjencë në Polici, por prej 10 ditësh nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për kapjen e autorit.

“Më kanë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. Ti e di nga kush e kam porosinë”, më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe skush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrar i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu’. S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, “Fu*k ëife, daughter , everything” Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushta me të,”– tha ndër të tjera Havari.

Ditën e djeshme teksa fliste për krimin në emisionin “Repolitix”, Havari bëri publik denoncimin ku tha se është kërcënuar dhe iu bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë dhe të çojnë para drejtësisë porositësin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kërcënohet mithat havari mit'hat havari saimir moilli kërcënohet mithat havari mit'hat havari saimir moilli

Sondazh

Poll